Modelja dhe ish-konkurrentja e njohur e “Big Brother VIP 2”, Kejvina Kthella, ka vendosur të marrë një pushim nga agjenda e saj e ngjeshur dhe ka zgjedhur si destinacion Dubain, një nga qendrat më luksoze dhe ekzotike të botës.
Në një seri fotografish të postuara në rrjete sociale, Kejvina ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga koha që po kalon në këtë oazë të shkretëtirës.
Në këto imazhe, modelja shfaqet joshëse dhe sensuale, tërheqëse në bikini të zeza që theksojnë linjat e saj.

Veshja bregdetare është plotësuar me elegancë nga një kapele të madhe, gjithashtu e zezë, e cila i jep një prekje misteri dhe stil klasik të kombinuar me ndjenjën e pushimeve tropikale.
Fotografitë, të cilat janë pritur me shumë pëlqime dhe komente nga fansat, e shfaqin Kejvinën në një formë të shkëlqyer dhe me një vetëbesim që shpërfaqet përmes çdo qëndrime të saj.

Kejvina ka marrë kohën për të eksploruar, për t’u çlodhur dhe sigurisht, për të krijuar kujtime që do të mbeten të përhershme, jo vetëm në albumin e saj personal, por edhe në atë virtual të ndjekësve të saj që e admirojnë nga larg.
