Gazetarja e njohur shqiptare, Iva Tiço, i ka dhënë fund beqarisë me partnerin e saj të huaj, Soren.
Kjo është bërë e ditur nga vetë gazetarja, përmes një mori postimesh në llogarinë e saj sociale, por edhe nga miqtë e saj të shumtë të cilët publikuan video të shumta.
Në mesin e këtyre videove ishin edhe momente nga dasma si dhe nga celebrimi minimal në kishë.

Iva Tiço është një emër dhe personazh shumë i njohur në botën e televizionit.
Ajo ka qenë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private.
