Të jesh e afërmja e një sportisti të famshëm mund të bëhesh e njohur. Natyrisht, duhet edhe një imazh dhe një menaxhim i mirë. Një rast i tillë është e Alba Kasijas, kushërira e ish-portierit të Real Madridit dhe Spanjës, Iker.
Ajo u bë e njohur disa vite më parë si një nga protagonistet e versionit iberik të “Meshkuj dhe Femra” duke përfituar jo pak si kushërira e Iker Kasijas. Por jo vetëm kaq.
Me mbi 500 mijë ndjekës vetëm në Instagram, bukuroshja Albita është kthyer edhe në një influencuese shumë të vlerësuar dhe fotot e saj janë gjithmonë seksi dhe të guximshme, ku shpesh shfaqet provokuese me bikini.

Mijëra komente në rrjetet sociale për të, ku nuk mungojnë edhe pyetjet për legjendën e portës.