Irina Shayk është përzgjedhur sërish nga një stilist i njohur. Modelja e njohur ka pozuar për koleksionin e ri të këpucëve të Marc Jacobs, me rastin e 40 vjetorit të krijimit të markës.
Ajo nuk ka ngurruar të ndajë fotot me ndjekësit e saj në faqen e saj zyrtare në Instagram.
Në to, supermodelja pozon e veshur vetëm me të brendshme të bardha dhe çizme jeshile neoni.

Në një nga fotot e publikuara nga Shayk, ajo shihet përballë murit, tërësisht e zbuluar duke mos i lënë vend imagjinatës me linjat e saj perfekte të trupit.

