Orhidea Latifi – Kida po vazhdon të marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Këngëtarja, e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz në Instagram, ka ndarë disa fotografi të reja.
Artistja shfaqet në top formë pranë një veture luksoze të tipit ‘Lamborghini’.

Bukuroshja ka vënë në pah linjat e bujshme, ndonëse shfaqet me një palë xhinse e triko të shkurtër.
Duket se është në përgatitje të videoklipit të ri, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Në ndërkohë, i fundit projekt që ka sjellë mbetet “Mesazh” në bashkëpunim me Butën.
Siç shihet, Kida do të rikthehet në stilin e saj me një prurje të re solo.