Modelja dhe influencja e njohur në rrjete sociale, Dea Mishel, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj një seri fotografish nga pushimet e saj në bregdet.
Ajo ka shkëlqyer në rërat e arta, duke treguar figurën e saj të mrekullueshme në bikini të gjelbra që theksojnë linjat e saj.
Dea, e cila njihet për praninë e saj të fortë në rrjetet sociale, ka mahnitur fansat me imazhet e reja.

Ajo ka demonstruar edhe një herë pse është konsideruar si një nga personazhet më të dashur dhe më simpatikë.
Influencja, e cila ka një ndjekje të madhe, ndan shpesh me fansat momente nga jeta e saj, udhëtimet, seancat e fotosesioneve dhe rutinat e saj.

Ndjekësit e saj nuk kanë ngurruar të shprehin adhurimin dhe komplimentet për paraqitjen e saj, duke i lënë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nën fotografitë e postuara.