Rap-artisti i njohur, Mozzik, prej disa ditësh po flitet për një lidhje të re dashurie.
Ai u përfol se po shijon një romancë me vajzën e politikanit Lutfi Haziri, prezantuesen Lotina Haziri.
Ndonëse kjo gjë nuk është konfirmuar nga dyshja, ata kanë lënë të kuptohen me disa veprime.

Një tjetër detaj së fundmi ishte se kanë pozuar nga i njëjti vend, për të kompletuar më shumë këto thashetheme.
Kjo duket se është lidhja e parë publike e reperit ferizajas pas ndarjes nga Loredana Zefi.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse ata do të zyrtarizojnë me fotografi të përbashkëta.
Mozzik dhe Loredana theksojmë që kanë bashkë një vajzë të quajtur, Hana.