Beyonce bëri një kthim të guximshëm në Instagram, mes spekulimeve se mungesa e saj prej disa javësh nga qarku i publicitetit është disi e lidhur me Diddy-n.
Fituesja 32 herë e çmimit “Grammy”, 42 vjeçe, publikoi një sërë pozash magjepsëse me një kapelë kauboji ngjyrë bezhë dhe një fustan kamoshi.
Beyonce është ‘zhdukur’ pasi publikoi albumin e saj të ri “Cowboy Carter” marsin e kaluar dhe ajo nuk ka marrë pjesë në asnjë ngjarje të vetme në tapetin e kuq që nga “iHeart Radio Music Awards” më 1 prill, shkruan DailyMail.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/07/auto_Captureuu1717778027.jpg)
Një teori konspirative ‘e egër’ po sugjeron se si Beyonce ashtu edhe bashkëshorti i saj Jay-Z, 54 vjeç, janë ‘të ulur’ në mes të skandalit të abuzimit seksual të shokut të tyre Sean ‘Diddy’ Combs’, sipas Page Six.
Një burim i brendshëm spekulon më tej se çifti është aq ‘nervoz’ për të tërhequr vëmendjen për lidhjet e tyre me Didd-n, saqë Beyonce po e neglizhon qëllimisht promovimin e “Cowboy Carter”.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/June/07/auto_Capturejjj1717778029.jpg)
Combs, 54 vjeç, aktualisht po përballet me tetë padi në lidhje me akuzat për përdhunim, abuzim fizik, trafik seksual, shantazh dhe krime të tjera të rënda që shtrihen përgjatë 30 viteve.