Camila Cabello bëri një shfaqje provokuese, ndërsa po shijonte një notim në mbrëmje në Florida të shtunën.
Krijuesja e hiteve 27-vjeçare, e cila së fundmi u pa duke dalë nga studioja e regjistrimit, tregoi të pasmet e saj me një palë bikini të zeza.
Ajo u mbulua me një xhaketë gri pak të zbërthyer, teksa dëfrente në plazh.

Flokët e saj biondë ishin të lëshuar poshtë dhe dukja e saj ishte krejtësisht natyrale.
Këngëtarja e hitit “Havana” tregoi bukurinë e saj natyrale, duke mos vendosur fare grim.

Fotoja e zjarrtë vjen, ndërsa ajo përgatitet të lëshojë albumin e saj të katërt të quajtur “C, XOXO”, më 28 qershor.