Vajza e Monika Belluccit, Deva Cassel, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve gjatë pjesëmarrjes së saj në eventin e Christian Dior gjatë Javës së Modës në Paris.
Deva, e cila është vetëm 19 vjeçe arriti të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjen e saj.
Ajo kishte veshur një fustan të gjatë saten me disa qëndisje të bukura ngjyrë ari, derisa flokët i kishte bërë gërshetë.
Me paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës, ajo e cila pozonte me një qëndrim serioz, tërhoqi vëmendjen e medieve të shumta.

Deva është vajza e aktores së njohur Monika Bellucit dhe e Vincent Cassel.
Nuk ka dyshim që ajo ka një ngjashmëri të hatashme me nënën e saj, që gjithnjë është konsideruar ikonë e bukurisë.
