Çmimi marramendës i veshjes plotë diamante të Tyla-s

Bota e Yjeve

Çmimi marramendës i veshjes plotë diamante të Tyla-s

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 20:57
Tyla

Një veshje që ka për t’u mbajtur mend gjatë. Artistja 22 vjeçare Tyla kishte zgjedhur diamantët për veshjen e saj në BET Awards 2024 më 30 qershor, në shfaqjen e çmimeve në Los Angeles.

Fustani dhe bizhuteritë me gurë të çmuar kishin vlerën 230,000 dollarë nga Jared Atelier.

Bizhuteritë e saj ishin gjithsej 70 karat, një palë vathë në formë dardhe, dy unaza dhe dy byzylykë tenisi. Vlera e byzylykut ??të saj me diamant Jared Atelier X Shy, me gurë smeraldi kushtonte 115,000 dollarë.

Image

Ajo i kombinoi aksesorët mahnitës me një fustan të zi me një prerje që e bënte të dukej edhe më sensuale.

Veshja e saj mijëra dollarëshe ishte e përshtatur për një natë të madhe, pasi ajo u nominua me çmimin “Artistja më të Mirë Femër”.  Këngëtarja afrikano-jugore mes emocionesh u shpreh: “Nuk kam përgatitur asgjë për në podium. Faleminderit BET për promovimin e kulturës."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat