Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko.
Çifti ka zgjedhur disa destinacione tropikale të Afrikës për të kaluar kohë larg nga angazhimet e përditshme dhe për të rifreskuar energjitë.
Elita, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi atraktive me bikini, duke treguar momente të këndshme nga pushimet e tyre.

Një nga këto fotografi e tregon atë duke pozuar në një liqen të mbushur me breshka. Në mbishkrimin e fotografisë ajo shkruan “Ninxhat e mia”, duke iu referuar me humor serialit të famshëm “Teenage Mutant Ninja Turtles”.
Pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve, Elita duket në top formë, duke tërhequr vëmendjen dhe admirimin e ndjekësve të saj.

Pushimet tropikale kanë sjellë freski dhe relaks për çiftin e njohur, ndërsa ata vazhdojnë të ndajnë momente të veçanta nga udhëtimi i tyre ekzotik.