Lajmi për praninë e saj në Wimbledon kishte qarkulluar tashmë në orët e fundit, por të shohësh Kate Middleton sërish të rrethuar nga dashuria e njerëzve të saj, mbetet një moment emocionues që mezi prisnim ta përjetonim.
Ajo është në tribuna gati për të parë finalen e turneut, i cili sot, më 14 korrik 2024, sheh Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz të garojnë në Slamin anglez.
Kjo është dalja e dytë publike e Princeshës së Uellsit, e cila pasi njoftoi sëmundjen e saj në mars 2024, mori pjesë në Trooping the Color dhe më pas u tërhoq sërish nga skena.
E qeshur dhe rrezatuese me një fustan të gjatë ngjyrë vjollce të ndezur, Kate spikati edhe një herë për elegancën e saj të lindur, e cila kombinuar me forcën e shfaqur kohët e fundit e bën atë një nga femrat më të dashura nga britanikët dhe më gjerë.
E në fakt edhe me këtë rast spektatorë nga e gjithë bota janë gati të mblidhen rreth.