Ajo aktualisht po shijon rrezet e diellit në një pushim familjar në Korfuz.
Dhe të shtunën, Amanda Holden u sigurua që t’i linte fansat e saj gojëhapur, teksa shpërndau një video që tregonte fizikun e saj të bujshëm me bikini të vogla.
Ajo mori një sërë pozash teksa ecte zbathur në një shteg me kalldrëm, ndërsa mbante një kapelë kaubojsh prej kashte, shkruan DailyMail.

Teksa u zhvesh gjatë arratisjes mahnitëse, ylli modeloi bikinit e gjelbra shumë të vogla dhe në njërën nga fotogtrafitë kishte veshur një kaftan të ngjashëm, të cilin e hodhi nga supet.
Amanda mbante syze dielli të errëta dhe i la të lira flokët e saj bionde, kështu që ato i binin natyrshëm poshtë shpatullave.

Ylli shkroi mbi videon: “Nëse vera nuk duket kështu, nuk e dua”.