Eva Longoria pozoi linjat e saj të përkryera trupore teksa kaloi ditën në plazh në Marbella me djalin e saj Santiago.
Ylli i serialit të njohur “Desperate Housewives”, u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo, e veshur me bikini portokalli, shkruan DailyMail.
Aktorja 49-vjeçare, pozoi linjat e saj të përkryera derisa vuri në pah po ashtu edhe barkun e saj të sheshtë.

Nuk kishte se si të mos merrte vëmendjen e të gjithëve.
Longoria është një emër tejet i njohur në botën e aktrimit dhe personazh shumë i dashur.
