Kendall Jenner dukej elegante, ndërsa shijonte diell, gjatë një pushimi në Formentera të hënën.
Modelja, 28 vjeçe, shfaqi fizikun e saj të tonifikuar me një fustan me vija të tejdukshëm, ndërsa eksploronte peizazhin idilik të ishullit të bukur spanjoll.
Kendall, e cila kohët e fundit ishte në Paris për Lojërat Olimpike 2024, shijoi gjithashtu drekën në restorantin Moli de Sal, i njohur për ushqimet e detit, pjatat e orizit dhe kuzhinën mesdhetare, shkruan DailyMail.

Ylli plotësoi pamjen e saj elegante me aksesorë me syze dielli dhe një çantë të zezë.
Ajo e përfundoi ansamblin me një palë sandale të rehatshme të errëta.
