Kader Kicaj ka bërë një rikthim të fuqishëm në vëmendjen e fansave me fotografitë e saj të fundit në Instagram.
Bukuroshja, e cila ishte në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të ndarjes nga Lumbradhi, është shfaqur në një formë të mrekullueshme në këto imazhe.
Pavarësisht ngjarjeve të fundit që lidhen me ndarjen nga partneri i saj i njohur nga Big Brother VIP Kosova, Kaderi ka dëshmuar se është në një formë të shkëlqyer.

Ajo ka postuar disa fotografi ku duket tejet joshëse në një bikini ngjyre kafe, të cilën e ka kombinuar me një fund të gjatë të ngjashëm, duke theksuar linjat e saj mahnitëse.
Në këto fotografi, Kader ka mbajtur një grim të thjeshtë dhe flokët e saj janë të leshuar drejt, duke krijuar një pamje natyrale.

Pamja e saj elegante dhe e përkryer ka tërhequr shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit.
Të cilët e kanë shprehur admirinë e tyre për bukurinë dhe stilin e saj të veçantë.
