Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me fotografitë e fundit ku ka shfaqur një pamje tejet elegante dhe joshëse.
E veshur me një fustan të zi elegant, Matoshi ka treguar edhe njëherë se di të shkëlqejë në çdo paraqitje të saj.
Në fotot e postuara së fundmi, aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka shfaqur një dukje të mrekullueshme, duke falënderuar publikisht ekipin që ka ndihmuar në realizimin e pamjes së saj perfekte. Floktarin Kaci, grimeren Sellma dhe stilistin Valdrin Sahiti, të cilët kanë kontribuar për të krijuar këtë dukje mahnitëse, janë falënderuar nga Adriana.
Fotot e saj kanë marrë një numër të madh komentesh dhe pëlqimesh nga ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.
Shumica prej tyre kanë shprehur admirim dhe komplimente për dukjen e saj elegante dhe të rafinuar.
Matoshi, e cila njihet edhe për rolin e saj aktiv në politikën kosovare, vazhdon të mbajë një ekuilibër të suksesshëm midis karrierës së saj artistike dhe angazhimeve të saj si deputete.
Kjo paraqitje e saj e fundit tregon se ajo di të kombinojë me sukses elegancën dhe profesionalizmin, duke mbetur një figurë e dashur dhe inspiruese për publikun.