Rep-artistja e njohur, Melinda Ademi, rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve të saj me postimin e fundit në Instagram.
Këngëtarja publikoi dy fotografi ku pozonte me një fustan të zi, të lirshëm; veshje që ishte siç duket nga paraqitja e njërit prej koncerteve ku ishte pranishme.
Melinda dukej tejet joshëse dhe sharmante me pozat provokuese të cilat i solli përmes imazheve.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/August/31/auto_Snapinsta.app_457254797_18453174829012588_1755868980195239520_n_10801725056290.jpg)
Nga fotografitë binin në sy linjat e përkryera të këngëtares, e sidomos barku i sheshtë.
Këngëtarja ka qenë e angazhuar me koncertet e saj të verës, e po ashtu me projekte të ndryshme muzikore.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/August/31/auto_auto_Screenshot_2024-08-10_17120417233027451725056357.jpg)
Ajo është një emër tejet i komentuar në mediet e shtypit rozë.