Ish i dashuri i Adriana Matoshit publikon fotografi nga dasma e tij tradicionale

Bota e Yjeve

Ish i dashuri i Adriana Matoshit publikon fotografi nga dasma e tij tradicionale

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 10:03
Keith Groeneveld dhe gruaja e tij

Futbollisti Keith Groeneveld, i cili i dha fund beqarisë muaj më parë, ka publikuar fotografi nga ceremonia e dytë martesore, që kësaj here kishte ngërthyer motivet tradicionale.

Groeneveld, ka qenë në një lidhje të shumëpërfolur me aktoren dhe deputeten e njohur Adriana Matoshi, përpara se të martohej me partneren e tij të re, dy muaj më parë.

Së fundmi, futbollisti belg publikoi disa fotografi të reja nga ceremonia e dytë martesore, me motive tradicionale.

Image
Keith Groeneveld dhe gruaja e tij

Groeneveld është me prejardhje të largët nga Afrika e Jugut, porse ka jetuar dhe vepruar me vite në Belgjikë, duke zhvilluar edhe karrierën e tij në futboll.

Futbollisti ka pasur një lidhje të shumëpërfolur me aktoren Matoshi.

Image
Keith Groeneveld dhe Adriana Matoshi

Pas ndarjes së tyre, reagimet dhe spekulimet rreth situatës së tyre personale vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat