Sydney Sweeney thotë se i ka dëmtuar së tepërmi flokët e saj bionde.
Ylli i “The Anyone But You”, 26 vjeçe, deklaroi për The Strategist se e ka ndaluar veten t’i lyejë sërish flokët, pasi i ka dëmtuar duke i lyer vazhdimisht për role të ndryshme filmike.
Dhe tani po i jep një pushim flokëve të saj në mënyrë që të ketë një shans për t’i rikthyer në nuancën e saj natyrale brune.
“Po mundohem t’i rris flokët. Jam në një proces të shëndetit të flokëve”, deklaroi ajo për mediumin.
“Flokët e mi janë dëmtuar shumë dhe janë djegur duke i lyer vazhdimisht për role të ndryshme dhe nëpër paraqitje të shumta në tapetin e kuq, kështu që vendosa të presë të gjithë fijet e dëmtuar të ndaloj ngjyrosjen duke i lënë të rriten”, potencoi aktorja.
Ajo është një aktore shumë e dashur për paraqitjen e saj në serialin e Euphoria si dhe në The Anyone But You.