Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka nxitur kureshtjen e fansave të saj me publikimin e disa fotografive të reja nga kuzhina.
Interpretuesja e hitit të madh “Sweet but Psycho” ka ndarë këto fotografi përmes llogarisë së saj në Instagram, ku shihet duke “gatuar” diçka.
Fotografitë janë realizuar me një estetikë të veçantë dhe duken tejet të bukura e artistike.
Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se diçka e re është në horizont, duke lënë fansat e saj të spekulojnë për projektin e ardhshëm.
Ava Max është e njohur për stilin e saj unik dhe për këngët e saj që kanë pushtuar listat muzikore në mbarë botën.
Deri tani, ajo ka publikuar dy albume të suksesshme, “Heaven & Hell” dhe “Diamonds & Dancefloors”, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku dhe kritikët muzikorë.
“Heaven & Hell”, i cili u publikua në vitin 2020, përmban disa hite të njohura si “Kings & Queens” dhe “Who’s Laughing Now”. Ndërsa albumi i saj i dytë, “Diamonds & Dancefloors”, i publikuar më vonë, vazhdoi të konsolidojë vendin e saj si një nga artistet më të njohura të muzikës pop në skenën ndërkombëtare.
Nuk është ende e qartë se për çfarë projekti bëhet fjalë në fotografitë e fundit të publikuara nga Ava Max, por fansat tashmë janë shumë të emocionuar dhe presin me padurim për të mësuar më shumë.