Jennifer Lopez merr vëmendjen me dukjen atraktive në premierën e filmit të ish-burrit të saj

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez merr vëmendjen me dukjen atraktive në premierën e filmit të ish-burrit të saj

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 13:10
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez bëri që të gjithë sytë të kthehshin nga ajo, teksa u shfaq me një fustan me prerje të shumta, i siguruar me vetëm tri harqe të zeza, në premierën e filmit të saj dhe të ish-bashkëshortit të saj, Ben Affleck, “Unstoppable”.

Teksa mbërriti në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2024 në ‘Roy Thomson Hall’ të premten mbrëma, superylli, 55 vjeçe, nuk kishte të brendshme në pamjen e saj tepër seksi mes divorcit të saj në vazhdim.

Ajo kombinoi fustanin e saj prej argjendi, të inspiruar nga një shandan i diskos, i dizajnuar nga Tamara Ralph, me një palë taka dhe bizhuteri nga “Hassanzadeh”, shkruan DailyMail.

Image
Jennifer Lopez

Aktorja e “Hustlers” mbante flokët e saj të gjatë dhe të valëzuar, të cilat i binin në shpinë.

Ish-burri i saj me të cilin është në proces divorci, është producent i këtij filmi, në të cilin Lopez luan së bashku me Jharrel Jerome, Bobby Cannavale, Michael Peña dhe Don Cheadle.

Image
Jennifer Lopez

Në film, Lopez luajti rolin e nënës së kampionit të mundjes Anthony Robles, Judy Robles.

Pamja e saj vjen vetëm dy javë e gjysmë pasi ajo bëri kërkesë për divorc në përvjetorin e dytë të martesës me Affleck.

Pavarësisht përfundimit të martesës së saj të katërt, një burim i tha DailyMail se interpretuesja e hitit “Let’s Get Loud” ishte e lumtur të shkonte në Festivalin e Filmit në Toronto për të promovuar këtë film sepse “Unstoppable” ka shumë rëndësi për të dhe ajo dëshiron ta mbështesë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat