Çmenduri/ Ajka e Xhensilës dhe Besit shkon në klasë të parë, nuk do ta besoni sa ka kushtuar çanta e shkollës

Bota e Yjeve

Çmenduri/ Ajka e Xhensilës dhe Besit shkon në klasë të parë, nuk do ta besoni sa ka kushtuar çanta e shkollës

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 11:02
Xhensila Myrtezaj dhe Ajka

Vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut nisi sot shkollën.

Ka qenë këngëtarja ajo e cila ka ndarë një fotografi me ndjekësit në Instagram ku shihet vajza e saj dhe përmes së cilës e ka uruar për sukses.

“Suksese e dashura ime. Mami do jetë më ty në çdo hap tëndin. Do jem aty për të duartrokitur çdo sukses tëndin. Tek të shoh duke u rritur ndihem e bekuar, ndihem nënë dhe grua e përmbushur. Suksese në rrugën e dijes”, ka shkruar artistja.

Image
Postimi

Në foto, ajo që ra në sy ishte çanta e Ajkës e markës “Dolce & Gabbana” e cila në faqen zyrtare ka çmimin 645 dollarë. Çanta e kuqe është vetëm një nga gjërat e shtrenjta që Xhensila blen, pasi sukseset e saj sidomos gjatë kësaj vere, kanë bërë që pasuria e saj të shtohet edhe më shumë.

Ndryshe, kënga “Lamtumirë” me Ardian Bujupin dhe Noizyn pati një arritje goxha të madhe si në YouTube ashtu edhe në koncerte gjithandej trojeve shqiptare.

Image
Çanta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat