Vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut nisi sot shkollën.
Ka qenë këngëtarja ajo e cila ka ndarë një fotografi me ndjekësit në Instagram ku shihet vajza e saj dhe përmes së cilës e ka uruar për sukses.
“Suksese e dashura ime. Mami do jetë më ty në çdo hap tëndin. Do jem aty për të duartrokitur çdo sukses tëndin. Tek të shoh duke u rritur ndihem e bekuar, ndihem nënë dhe grua e përmbushur. Suksese në rrugën e dijes”, ka shkruar artistja.
Në foto, ajo që ra në sy ishte çanta e Ajkës e markës “Dolce & Gabbana” e cila në faqen zyrtare ka çmimin 645 dollarë. Çanta e kuqe është vetëm një nga gjërat e shtrenjta që Xhensila blen, pasi sukseset e saj sidomos gjatë kësaj vere, kanë bërë që pasuria e saj të shtohet edhe më shumë.
Ndryshe, kënga “Lamtumirë” me Ardian Bujupin dhe Noizyn pati një arritje goxha të madhe si në YouTube ashtu edhe në koncerte gjithandej trojeve shqiptare.