Tyla bëri një shfaqje mahnitëse të dielën, teksa pranoi çmimin “Global Impact” në eventin Nr. 1 të R&B të Billboard në New York.
Krijuesja e hitit “Water”, 22 vjeçe, kishte një fustan me dizajn të ndërlikuar dhe një dekolte të hapur.
Për të kompletuar ansamblin e saj, Tyla kishte veshur një palë sandale të çuditshme me lesh artificial, bardh e zi, të cilat kishin edhe diamante, shkruan DailyMail.
Këngëtarja u aksesua më tej me një palë vathë dhe kishte veshur një gamë të përsosur grimi.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Tyla dukej plot vetëbesim, teksa pranoi me dashamirësi çmimin e saj.
Ajo tha: “Faleminderit shumë Billboard, faleminderit ekipit tim, label-it tim, familjes sime”.
“Kjo është çmenduri, që po nderohem sonte, faleminderit shumë”.