Lana Del Rey bëri një paraqitje publike me të dashurin e saj të përfolur, udhërrëfyesin Jeremy Dufrene, pasi shkuan së bashku në dasmën e modeles Karen Elson të shtunën.
Krijuesja e hitit Summertime Sadness, u fotografua dorë për dore me të dashurin e saj nga Luiziana, shkruan DailyMail.
Lana kishte veshur një fustan tejet elegant, me ngjyrë të kaltër të çelur, duke e kombinuar me këpucë baleti rozë.

Asaj iu bashkua në dasmë edhe ylli global Taylor Swift me të dashurin e kësaj të fundit, Travis Kelce.
Këngëtarja, për herë të parë u njoftua me Dufrene në vitin 2019, megjithatë diçka mes tyre kishte nisur vonë, duke qenë se u pa dorë për dore me të më 25 gusht në Angli.

Lidhja e saj me partnerin shumë më të vjetër është komentuar shumë.