Shtatzëna Margot Robbie dukej plot shkëlqim të hënën, teksa mori pjesë në një ngjarje në Los Angeles.
Aktorja australiane tregoi barkun e saj me një fustan të ngushtë, teksa pozoi në premierën e filmit të saj të ri “My Old A**”.
Ylli i “Barbie”, e cila ishte bashkëprodhuese e filmit, nuk mundi ta fshinte buzëqeshjen nga fytyra e saj teksa iu bashkua regjisores Megan Park dhe aktores Maisy Stella në tapetin e kuq, shkruan DailyMail.
Ajo e kompletoi dukjen e saj elegante me taka të zeza me rripa dhe gjithashtu kishte veshur një byzylyk floriri.
Margot la flokët e saj biondë të lëshuar poshtë dhe shfaqi bukurinë e saj natyrale me një grim të thjeshtë.
Burime të shumta konfirmuan në korrik për People se Margot është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj Tom Ackerley.
Një burim tjetër i brendshëm tha për People: “Familja do të thotë shumë për të dy dhe ata e dinin që në fillim të marrëdhënies së tyre të qenit prindër ishte diçka që ata donin vërtet.