Halsey shkëlqeu në ceremoninë e çmimeve MTV Video Music Awards 2024

Bota e Yjeve

Halsey shkëlqeu në ceremoninë e çmimeve MTV Video Music Awards 2024

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 16:34
Halsey

Halsey ishte një zonjë magjepsëse me të kuqe ndërsa parakaloi në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2024 në qytetin e New Yorkut.

Këngëtarja 29-vjeçare (e lindur me emrin origjinal Ashley Nicolette Frangipane) tërhoqi vëmendjen me një fustan të kuq dhe të zi ndërsa ecte në tapetin e kuq në ‘UBS Arena’ në Long Island.

Kjo dalje erdhi vetëm disa javë pasi ajo shpalli një album konceptual të ri në fund të gushtit, të titulluar “The Great Impersonator”, shkruan DailyMail.

Image
Halsey

Këngëtarja kishte veshur një fustan që tregonte tatuazhet e shumta në të dy krahët.

Fustani i kuq me njolla të zeza ishte i gjatë deri në dysheme, duke fshehur këpucët e saj për mbrëmjen. Ajo kishte vendosur për aksesorë dy unaza të zeza për paraqitjen në tapetin e kuq, përpara se të performonte.

Image
Halsey
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat