Hailey Bieber dukej tejet në formë gjatë daljes së fundit në Los Angeles

Bota e Yjeve

Hailey Bieber dukej tejet në formë gjatë daljes së fundit në Los Angeles

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 22:48
Hailey Bieber

Edhe pas lindjes së foshnjës, Hailey Bieber dukej tejet në formë gjatë daljes së fundit në Los Angeles.

Më pak se një muaj pasi u bë nënë, super-modelja 27-vjeçe e kishte atë shkëlqimin e pagabueshëm të një nëne të re, teksa u fotografua duke dalë nga një restorant sushi të mërkurën mbrëma.

Themeluesja e Rhode kishte veshur një xhaketë lëkure të madhe dhe një bluzë të zezë. Ajo gjithashtu kishte veshur një palë xhinse të gjera.

Image
Hailey Bieber

Ajo i mbajti në minimum aksesorët e saj, përveç një palë syzeve dielli dhe unazës së saj të fejesës të ripërpunuar së fundmi, që vlerësohet të kushtojë 1.5 milionë dollarë.

Qëkur u bë nënë, Hailey është parë vetëm dy herë të tjera.

Image
Hailey Bieber

Ajo solli në jetë djalë, të cilin ajo dhe Justin Bieber e pagëzuan me emrin Jack Blues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat