Lottie Moss dukej shumë e lezetshme me një fustan rozë, ndërsa po festonte me Katie Price në një festë të mrekullueshme të White Fox Boutique.
Modelja, 26 vjeçe, e cila është edhe motra e Kate Moss, ishte e rrethuar nga fytyra të famshme teksa doli për një festë “The Future is White Fox Party” në Londër të enjten.
Lottie shkëlqente në festë, ndërsa veshi një mini fustan ngjyrë rozë të zbehtë me disa dizajnë lulesh të shtuara, shkruan DailyMail.
Ajo e kombinoi fustanin me taka të verdha dhe aksesoi me një çantë rozë.
Lottie u drejtua në festë me Gabby Allen – e cila tregoi fizikun e saj të tonifikuar me një xhaketë të thurur të zezë dhe një fund maxi.