Naomi Campbell dukej sensacionale me një fustan rrjete, teksa mori pjesë në shfaqjen e “Dolce & Gabbana” të shtunën gjatë Javës së Modës në Milano.
Supermodelja, 54 vjeçe, shfaqi figurën e saj të mrekullueshme me fustanin e prerë midi dhe një palë sytjena të tejdukshme.
Ajo veshi edhe një palë taka stileto të larta dhe vendosi një gjerdan verbues që binte në sy, shkruan DailyMail.
Naomi dukej në humor të mirë teksa mbërriti në shfaqje me një palë syze dielli dhe një çantë të zezë.
Ylli ua bëri me dorë fansave që prisnin përpara se të shkonte brenda dhe të ulej në rreshtin e parë përkrah Madonna dhe Ashley Graham.