Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraqitje të fundit

Bota e Yjeve

Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraqitje të fundit

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 06:30
Margot Robbie

Margot Robbie tregoi barkun e rrumbullakosur gjatë një daljeje me miqtë të shtunën.

Aktorja 34-vjeçare kishte veshur një fustan të kaltër në nuancë më të çelët, teksa po shkonte në klubin  “The Bird Streets” në West Hollywood, Kaliforni.

Ylli i filmit “Barbie”, veshi po ashtu një pallto të zezë, të cilën e vendosi mbi supe, derisa i shtoi kombinimit edhe një çantë të zezë.

Image
Margot Robbie

Ajo mbathi një palë sandale me taka të ulëta, derisa flokët e saj bjonde i kishte lëshuar.

Robbie dukej e mrekullueshme në këtë paraqitje. 

Image
Margot Robbie
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat