Margot Robbie tregoi barkun e rrumbullakosur gjatë një daljeje me miqtë të shtunën.
Aktorja 34-vjeçare kishte veshur një fustan të kaltër në nuancë më të çelët, teksa po shkonte në klubin “The Bird Streets” në West Hollywood, Kaliforni.
Ylli i filmit “Barbie”, veshi po ashtu një pallto të zezë, të cilën e vendosi mbi supe, derisa i shtoi kombinimit edhe një çantë të zezë.
Ajo mbathi një palë sandale me taka të ulëta, derisa flokët e saj bjonde i kishte lëshuar.
Robbie dukej e mrekullueshme në këtë paraqitje.