Anya Taylor Joy shkëlqeu në eventin e Diorit gjatë Javës së Modës në Paris, aktorja u paraqit me një veshje të punuar me grep

Bota e Yjeve

Anya Taylor Joy shkëlqeu në eventin e Diorit gjatë Javës së Modës në Paris, aktorja u paraqit me një veshje të punuar me grep

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 07:47
Anya Taylor Joy

Anya Taylor-Joy dukej tejet e veçantë në shfaqjen e brendit Dior të martën në kuadër të Javës së Modës në Paris.

Aktorja që njihet për stilin klasik të veshjes, zgjodhi një bluzë me grep ngjyrë bezhë, të cilin e kombinoi me një fustan po ashtu të punuar me grep.

Duke mbuluar shpatullat e saj me një xhaketë elegante kaki, ylli i Queen’s Gambit, kompletoi paraqitjen me çizme të zeza dhe me grim ‘smokey’.

Image
Anya Taylor Joy

Ajo edhe kësaj here, tregoi elegancën dhe sharmin, me personalitetin e saj mbizotërues.

Aktores në këtë event iu bashkuan edhe Natalie Portman dhe Rosamund Pike derisa pozonin për fotografi. 

Image
Anya Taylor Joy
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat