Anya Taylor-Joy dukej tejet e veçantë në shfaqjen e brendit Dior të martën në kuadër të Javës së Modës në Paris.
Aktorja që njihet për stilin klasik të veshjes, zgjodhi një bluzë me grep ngjyrë bezhë, të cilin e kombinoi me një fustan po ashtu të punuar me grep.
Duke mbuluar shpatullat e saj me një xhaketë elegante kaki, ylli i Queen’s Gambit, kompletoi paraqitjen me çizme të zeza dhe me grim ‘smokey’.
Ajo edhe kësaj here, tregoi elegancën dhe sharmin, me personalitetin e saj mbizotërues.
Aktores në këtë event iu bashkuan edhe Natalie Portman dhe Rosamund Pike derisa pozonin për fotografi.