Robert Berisha dhe Ana Shkrel mbesin një nga çiftet më të komentuara të showbizit së fundmi.
Çifti janë treguar të hapur për të publikuar foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, por së fundmi kishin bërë mungesa.
Kjo bëri që fansat e dyshes të hedhin hipoteza se mes tyre ka një krizë, por çifti i ka mohuar shpejt ato.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/September/28/auto_IMG_72351727529975.png)
“Rrjetet sociale kanë shumë urrejtje. Privatësia është luks“, tha Ana në përgjigjen e saj, kur një ndjekës e pyeti nëse “janë akoma bashkë”.
Nga ana tjetër Robert Berisha ka publikuar një foto me Anën duke treguar se gjërat mes tyre janë shumë mirë.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/September/28/auto_IMG_72361727529994.jpeg)