Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi kanë ndarë pamjet e para të dasmës së tyre të mrekullueshme në Itali.
Çifti, që u martuan fshehurazi në maj, postuan një sërë fotografish në Instagram të ceremonisë së tyre të dytë në Villa Cetinale.
Ishte aktorja e Stranger Things që publikoi disa imazhe nga ceremonia e tyre përrallore me një ambient të bukur natyre.

Në fotografi ata shiheshin teksa shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin nën një hark të bukur me lule.
Millie, kishte veshur një vello mahnitëse, fustan i personalizuar nga Galia Lahav.

“Përgjithmonë dhe gjithmonë gruaja jote”, shkoi Bobby Brown në postimin e saj në Instagram.
Bongiovi, ndau setin e vet të fotografive, duke i vënë po ashtu mbishkrimin e ngjashëm: “Përgjithmonë dhe gjithmonë, burri yt”.