Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi ndajnë pamjet e para nga dasma e tyre në Itali

Bota e Yjeve

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi ndajnë pamjet e para nga dasma e tyre në Itali

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 20:41
Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi kanë ndarë pamjet e para të dasmës së tyre të mrekullueshme në Itali.

Çifti, që u martuan fshehurazi në maj, postuan një sërë fotografish në Instagram të ceremonisë së tyre të dytë në Villa Cetinale.

Ishte aktorja e Stranger Things që publikoi disa imazhe nga ceremonia e tyre përrallore me një ambient të bukur natyre.

Image
Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi

Në fotografi ata shiheshin teksa shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin nën një hark të bukur me lule.

Millie, kishte veshur një vello mahnitëse, fustan i personalizuar nga Galia Lahav.

Image
Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi

“Përgjithmonë dhe gjithmonë gruaja jote”, shkoi Bobby Brown në postimin e saj në Instagram.

Bongiovi, ndau setin e vet të fotografive, duke i vënë po ashtu mbishkrimin e ngjashëm: “Përgjithmonë dhe gjithmonë, burri yt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat