Kylie Jenner duket në formë të mirë me një fustan të bardhë nga linja e saj e veshjeve “Khy”

Bota e Yjeve

Kylie Jenner duket në formë të mirë me një fustan të bardhë nga linja e saj e veshjeve “Khy”

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 10:36
Kylie Jenner

Kylie Jenner dëshmoi se është reklama e saj më e mirë, teksa hyri në një nga pjesët më të fundit të linjës së saj të modës të veshjeve “Khy”.

Bukuroshja vërshonte me një minifustan të bardhë të ngushtë në një mori fotografish të reja të shpërndara në Instagram të markës.

Fustani nxori në pah linjat e saj të famshme dhe shfaqte një dizajn seksi jashtë shpatullave, shkruan DailyMail.

Image
Kylie Jenner

“Kylie e veshur me një fustan mini me mëngë të gjata si guaskë”, tha ekipi i “Khy” në mbishkrimin e postimit, duke shtuar se tani është në dispozicion për t’u blerë në faqen e internetit të “Khy”.

Seti fillon me një fotografi të mrekullueshme të Kylie – e cila së fundmi ka mahnitur në Javën e Modës në Paris – duke pozuar nga kamera teksa ajo mbështjell krahët rreth vetes.

Image
Kylie Jenner

Një tjetër fotografi me e shfaq atë duke parë poshtë ndërsa flokët e saj brune të lagur i rrjedhin poshtë gjoksit.

“Khy” është sipërmarrja më e re e biznesit të Jenner-it, pasi ajo ndërtoi perandorinë e saj miliardadollarëshe duke shitur Kylie Lip Kits, një set buzëkuqësh, në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat