Rihanna plot stil në të zeza

Bota e Yjeve

Rihanna plot stil në të zeza

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 08:53
Rihanna

Rihanna shfaqi këmbët e saj të tonifikuara teksa doli në New York të shtunën për një festë shumë të veçantë.

Këngëtarja, 36 vjeçe, kishte veshur një kostum të guximshëm me korse poshtë një pallto të madhe të zezë të fryrë ndërsa ajo dhe partneri i saj, ASAP Rocky, vazhduan të festonin ditëlindjen e tij të 36-të.

Themeluesja e “Fenty” veshi këpucë të zeza dhe vendosi një kapelë të zezë mbi flokët e saj të gjatë dhe të errët, shkruan DailyMail.

Image
Rihanna

Sipërmarrësja kishte grim natyral dhe kishte vendosur po ashtu një palë syze dielli të errëta, gjerdan me tre shtresa dhe byzylyk në kyçin e këmbës.

Rocky u shfaq me pantallona të zeza dhe këpucë, po ashtu edhe me një këmishë të bardhë dhe kravatë ngjyrë poshtë një pallto të bardhë me kopsa të zeza.

Image
Rihanna

Dyshja kaluan një pjesë të mbrëmjes në restorantin italian të modës “Ambra".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat