Adriana Matoshi, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara në media e shtypin rozë.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, e cila ndiqet nga mbi 100 mijë njerëz vetëm në Instagram, ndan postime të ndryshme.
Por, nuk mungojnë as fotografitë nga ngjarjet e eventet, ku spikat gjithnjë me paraqitjet.
44-vjeçarja ka shkëlqyer me një fustan të zi të punuar nga Valdrin Sahiti, ndonëse komplet ‘look’-u e ka bërë të veçantë.
“Pse a”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Të shumta qenë komplimentet që mori nga miqtë e ndjekësit në pjesën për komente.
Adriana nga ana tjetër po vazhdon angazhimet në një projekt film e po ashtu edhe në politikë.