Demi Lovato dukej e ashpër teksa udhëhoqi ardhjet e yjeve në Gala-n e tretë vjetore e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor të “Project Healthy Minds” të enjten mbrëma.
E mbajtur në Spring Studios në New York, 32-vjeçarja e Disney Channel – e cila së fundmi publikoi dokumentarin e saj në Hulu – doli në tapetin e kuq me një veshje krejt të zezë.
Demi shfaqi linjat e saj të lakmueshme në një fustan pa mëngë me një dekolte elegante, shkruan DailyMail.
Flokët e saj brune të mëndafshta ishin stiluar në një topuz të hijshëm, duke lejuar që sytë e saj të theksuar të tërheqin fokusin.
Artistja e grimit të Demit, Angie Mar, vendosi pudër bronzi në mollëzat e saj me dhe buzë nudo me shkëlqim.
Krijuesi e hitit “Cool For The Summer” parakaloi rreth ngjarjes me çizme të larta.