Dua Lipa vesh sytjena ‘Hello Kitty’ me fustan të bardhë

Bota e Yjeve

Dua Lipa vesh sytjena ‘Hello Kitty’ me fustan të bardhë

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 11:26
Dua Lipa

Ajo nuk ka frikë të shtyjë kufijtë kur bëhet fjalë për modën.

Dhe Dua Lipa u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa u shfaq në Instagram të shtunën mbrëma përpara performancës së saj kryesore në ‘Austin City Limits Festival’.

Krijuesja e hitit “Houdini”, 29 vjeçe, shfaqi dekoltenë e saj, në një palë sytjena të verdha të çuditshme ‘Hello Kitty’, shkruan DailyMail.

Image
Dua Lipa

Duke kombinuar të brendshmet me një fustan të bardhë pa rripa, këngëtarja tërhoqi fustanin për të treguar sytjenat e saj bazuar në filmin vizatimor të lezetshëm.

Duke e kompletuar dukjen me çizme lëkure të zeza deri tek gjuri, Dua kapi flokët e saj të kuq gjysmë lart gjysmë poshtë.

Image
Dua Lipa

E lumtur që do të jetë kryefjala e festivalit, ajo i ka shkruar: “Kthim bë Austin! Rundi i 2-të Sonte @aclfestival”.

Ylli ka ndarë edhe një selfie të ëmbël me babin e saj Dukagjin Lipa, i cili është edhe menaxheri i saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat