Puthje pasionante/ Zbulohet i dashuri i ri i Gres Hotit, qenka DJ i njohur

Bota e Yjeve

Puthje pasionante/ Zbulohet i dashuri i ri i Gres Hotit, qenka DJ i njohur

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 12:51
Gresa

Nga personalja e bukuroshes Gresë Hoti ka të reja.

Modelja, njëherësh ish-banorja e BBVK1 është në një lidhje dashurie dhe për këtë nuk ka më dilema.

Ka qenë partneri i saj ai që ka ndarë një video duke u puthur mbrëmë vonë pas mesnate në rrjetet e tij sociale.

Image
Gresa me të dashurin

E kush është partneri do pyesni, me të drejtë?

Ai është DJ-i italian Carmine Conte, i njohur me nofkën artistike ‘Mrak’.

Image
Gresa me të dashurin

Raporti i Gresës dhe Contes ka disa muaj që është ngjizur si dashuri dhe përgjatë kësaj kohe ata kanë qenë thuajse të pandarë nga njëri-tjetri në udhëtime e punë.

Conte është 42 vjeçar dhe jetën personale e ka pasur shpesh në fokus të medias për lidhjet e dashurisë me bukuroshe italiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat