Pjesë e shfaqjes së Victoria’s Secret! Irina Shayk publikon fotot bombastike nga prapaskena

Bota e Yjeve

Pjesë e shfaqjes së Victoria’s Secret! Irina Shayk publikon fotot bombastike nga prapaskena

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 22:10
Irina Shayk

Shfaqja e modës e Victoria’s Secret është rikthyer për herë të parë që nga viti 2018, pasi u përball me akuza për seksizëm, mizogjini dhe mungesë përfshirjeje.

Pas 6 vitesh, spektakli u zhvillua në Nju Jork të martën, më 15 tetor, me rikthimin e disa veteranëve të markës dhe të pasarelës në përgjithësi.

Mes tyre ishte edhe Irina Shayk. Madje, pak orë pas spektaklit, modelja ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram.

Image
Irina Shayk

Në të, ajo u shpreh e emocionuar për pjesëmarrjen në këtë event, ndërsa postoi disa foto e zhveshur  në prapaskenë.

Në disa foto, Irina Shayk pozon me të brendshme në prapaskenë të spektaklit, ndërsa në një tjetër shihet duke pozuar për një selfie me Carla Brunin, e cila gjithashtu ka ecur në pistë.

Në mbishkrimin e postimit të saj, Irina Shayk shkroi: “ Kthim në shfaqjen e Victoria’s Secret. Faleminderit për gjithë dashurinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat