Modelja e njohur tregon fizikun e saj fantastik

Bota e Yjeve

Modelja e njohur tregon fizikun e saj fantastik

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 09:32
Rosie Huntington-Whiteley

Ajo kurrë nuk gabon kur bëhet fjalë për modën.

Dhe Rosie Huntington-Whiteley tregoi fizikun e saj të mrekullueshëm në një tjetër pamje të pabesueshme, teksa ndau fotografitë e veshjeve nga ‘Academy Museum Gala’, këtë fundjavë.

Modelja, 37 vjeçe, mahniti me një fustan të artë për ngjarjen e mbushur me yje të mbajtur në Los Angeles, të shtunën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Image
Rosie Huntington-Whiteley

Për festën e mbushur me yje të vendosur në Muzeun e Akademisë së Filmit, Rosie vendosi një veshje me prerje të ulët.

Rosie dukej mishërimi i elegancës teksa tregoi fizikun e saj të hollë prej modeleje me taka të larta në platformë.

Image
Rosie Huntington-Whiteley

Duke ndarë fotografi nga ngjarja në rrjetet e saj sociale, ajo shkroi në mbishkrimin: “Mbrëmë festuam kinemanë për ‘Academy Museum Gala’.

E bukura u takua me yllin e filmit Jason Statham , 57 vjeç, në vitin 2009 dhe vazhdoi të fejohet në vitin 2016. Ata gjithashtu kanë dy fëmijë, Jack, gjashtë vjeç dhe Isabella dyvjeçare.

Në një intervistë në fillim të këtij muaji, Rosie zbuloi se si një herë ishte dërguar në shtëpi nga një fotosesion për shkak se ishte ‘shumë e plotë’.

Duke reflektuar në ditët e para të karrierës së saj të modelingut, ylli i lindur në Plymouth tregoi se si gjatë një periudhe të xhirimeve të pafunda, ajo dikur u përjashtua nga një fotosesion nuk ishte në madhësinë e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat