Angelina Jolie dhe i dashuri i saj i përfolur, shkëkqejnë në të zeza në tapetin e kuq

Bota e Yjeve

Angelina Jolie dhe i dashuri i saj i përfolur, shkëkqejnë në të zeza në tapetin e kuq

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 06:23
Angelina Jolie

Angelina Jolie dukej se po koordinohej me të dashurin e saj të përfolur Akala, në premierën të filmit të saj të ri “Maria”, në Londër.

49-vjeçarja e Hollywood-it dhe e dashura e saj e supozuar, 40 vjeç, zgjodhën pantallona dhe xhaketë të zezë për eventin e 68-të të Festivalit të Filmit në Londër.

Jolie buzëqeshi para kamerave teksa ecte në tapetin e kuq me një kostum pantallonash trepjesëshe që përfshinte një jelek me kopsa, shkruan DailyMail.

Image
Angelina Jolie

Ajo dukej me stil teksa pozonte rastësisht me duart në xhepa dhe veshja e saj ishte e kompletuar me çizme lëkure të zeza.

Nga ana e tij, muzikanti i kthyer në aktivist kishte veshur një bluzë me jakë poshtë palltos dhe kishte vendosur një shall me dy nuanca blu dhe gri në qafë.

Image
Akala

Dyshja nxitën thashethemet për romancë kur u panë duke dalë nga hoteli, gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia në gusht.

Që atëherë, Angelina është parë me Akala në publik edhe disa herë të tjera.

Mes thashethemeve për lidhje, burime i kanë thënë revistës People se dy yjet janë thjesht miq.

Kjo vjen ndërsa ndarja e diskutueshme e Jolie nga ish-Pitti, tani e përqendruar rreth kantinës së tyre dikur të përbashkët, vazhdon të indinjohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat