Ramer Willis ndodhet në Ishujt Fixhi, duke shijuar një pushim larg detyrave të saj profesionale. Vajza e Bruce Willis dhe Demi Moore shpesh shfrytëzon kohën e lirë për të udhëtuar.
Këtë herë, siç ka zbuluar në llogarinë personale në Instagram, ajo ndodhet në ishujt Fixhi.
Në një postim që ka bërë, ajo ka ndarë me miqtë e saj online disa foto nga atje, në të cilat pozon me rroba banje.
Në mbishkrimin e postimit të saj ajo shkruan: “Shumë nuanca blu. Më përdorën si manekin në Fixhi”.