Corina Kopf njofton largimin nga platforma për të rritur “Only Fans”, ja sa fitonte blogerja në një kohë të shkurtër

Bota e Yjeve

Corina Kopf njofton largimin nga platforma për të rritur “Only Fans”, ja sa fitonte blogerja në një kohë të shkurtër

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 18:06
Corina Kopf

Një nga përdorueset më të njohura të “OnlyFans” ka njoftuar largimin e saj nga platforma pas tre vitesh.

Corina Kopf, e cila ka qenë veçanërisht aktive në platfomën e përmbajtjes për të rritur, postoi një ditë më parë në Twitter se nuk do të gjendet më në profilin e “Only Fans”.

Kopf krijoi kanalin e saj në You Tube në vitin 2016, ku postonte vlogje dhe video me miqtë, shfaqte blerje rrobash dhe turne në shtëpi, siç është e zakonshme për shumë influencues, duke grumbulluar mbi 1.69 milionë abonentë.

Në vitin 2021, Kopf vendosi të hapë një llogari OnlyFans “me kërkesë të disa fansave” dhe bëri shuma marramëndëse derisa vendosi të ndalojë më 24 tetor.

Corina Kopf mendohet të ketë fituar 67 milionë dollarë nga postimet e saj në platformën OnlyFans, madje ajo e zbuloi vetë shumën në një transmetim të Twitch disa javë më parë.

Image
Corina Kopf

Në një deklaratë të mëparshme ajo kishte përmendur se kur kishte njoftuar se po hapte një llogari në platformën e përmbajtjes për të rritur, brenda 48 orëve kishte bërë 1 milion dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat